Të paktën 23 të krishterë koptë janë vrarë dhe 25 të tjerë janë plagosur në një sulm kundër një autobusi që i transportonte ata në jug të Egjiptit, njoftoi Haled Megahed zëdhënës i Ministrisë egjiptiane të Shëndetësisë. Ai tha se “të plagosurit janë dërguar në disa spitale pranë qytetit Minia”. Autobusi po transportonte rreth 45 persona besimtarë koptë në drejtim të manastirit, Anba Samuel kur persona të armatosur hapën zjarr në drejtim të automjetit. Sulmet kundër kotëve të krishterë janë rritur gjatë viteve të fundit pasi grupet e armatosura i akuzojnë ata se mbështetën ushtrinë kur u rrëzua kryetari Muhammad Mursi në vitin 2013.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …