Kryetarja e Komisionit Qendrore të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka thënë se zgjedhjet e 11 qershorit do të mbahen edhe në veriun e Kosovës. Ajo ka theksuar se zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës, duke përfshirë edhe veriun e Mitrovicës. Duke folur për pjesëmarrjen e pakicës serbe në këto zgjedhje, profesori i shkencave të sigurisë, Avni Islami ka theksuar se nuk pret ndonjë incident sepse është në interesin e serbëve të marrin pjesë në zgjedhje dhe mandej të pengojnë proceset në Kosovë të cilat nuk janë në interes të Serbisë. Qeveria e Serbisë është e interesuar ta diktoj komunitetin serb dhe përmes tyre të pengoj institucionet e Kosovës. Deputetët që do të jenë në legjislacionin e ardhshëm do ta luajnë rolin e ‘Kalit të Trojës’”, për të penguar me çdo kusht krijimin e Ushtrisë”, ka paralajmëruar profesori i shkencave të sigurisë, Avni Islami.
Kontrolloni gjithashtu
Blerta Deliu- Kodra: Kryetarja Vjosa Osmani e ka zbehur shumë pozitën e Presidencës
Deputetja nga Radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra ka vlerësuar se kryetarja …