Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli, i shoqëruar nga kandidatët për deputetë nga radhët e AKR-së, Labinot Tahiri, Agim Bahtiri, Albena Reshitaj, Korab Sejdiu, Vesel Makolli, Mirlindë Gashi, Islam Pacolli dhe Mimoza Ibishi, kanë zhvilluar sot disa takime në komunën e Ferizajt. Vizita e parë ishte në Fabriken IMK (Industria Metalike e Kosovës) ne Ferizaj, investim ky i Presidentit Pacolli. Kjo fabrikë përdorë teknologji moderne, ndërsa posedon kushte shumë të mira për prodhimin e tubave të cilësisë më të lartë. “Kjo fabrike është iniciative e imja në të cilën janë investuar mbi 30 milionë euro”, tha Presidenti Pacolli dhe shtoi se me qeverisjen e AKR-së, do të hapen edhe dhjetëra Fabrika të tjera.
Duke i vëzhguar nga afër kapacitetet prodhuese të kësaj fabrike, lideri i AKR-së tha se qëllimi i tij është ngritja e fabrikave me teknologji të avancuar. “Tendenca është hapja e Fabrikave që përdorin teknologji të avancuar. Me këtë lloj avancimi në teknologjinë e fabrikave, do të rritet edhe numri i të punësuarve”, ka shtuar më tej presidenti Pacolli. Vizita më pas vazhdoi në kompaninë Dardania Model, në fshatin Koshare të Ferizajt, e cila prodhon mobile, kryesisht për eksport. Bashke me kandidatet për deputetë nga radhët e AKR-së, Presidenti Pacolli shprehu gatishmërinë e tij për sjelljen e investitorëve të rinj në Kosovë. Ai tha Aleanca Kosova e Re në qeverisje do t’ju jap hapësirë ndërmarrjeve me kapitale milionëshe, të cilat do t’i sjellin Kosovës përfitime të mëdha.