Duke shpalosur planet për qeverisjen e vendit, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër të vendit, Albin Kurti, ka thënë se do të angazhohet për uljen e pagës për zyrtarët e lartë të shtetit. Gjatë bashkëbisedimit me qytetar, ai ka theksuar se pagat e zyrtarëve të lartë nuk do të jenë më shumë se dyfishi i pagës mesatare në Kosovë. Asnjë pagë e zyrtarëve të lartë nuk duhet të jetë më e lartë se dyfishi i pagës mesatare. Nëse politikanët duan paga më të mëdha, atëherë duhet ta rrisin pagën mesatare të qytetarëve. Të përkujtojmë se zyrtarët e vendit përveç pagave të majme, ata marrin edhe mëditje të tilla. Përderisa paga mujore në Kosovë varion nga 150 deri në 400 euro, deputetët e Kuvendit marrin pagë mujore prej 1 mijë e 500 euro. Përveç kësaj, ata marrin edhe nga 240 euro në muaj në formë mëditje për pjesëmarrje në seancë, mandej mëditje për pjesëmarrje në komisionet parlamentare dhe shumë përfitime të tjera.
Kontrolloni gjithashtu
Limaj: Vlerat më sublime të lirisë së vendit po përbuzen, duhen sa më shumë ish-luftëtarë në Parlament
Nisma Socialdemokratike ka paraqitur sot programit dhe kandidatët e saj për deputetë, për zgjedhjet e …