Organizata e Kombeve të Bashkuara është mjaftuar me shprehjen e keqardhjes për viktimat e helmimit në Kosovë në kampet e ndërtuara nga kjo organizatë në Mitrovicë pas përfundimit të luftës çlirimtare në vendin tonë. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka shprehur “keqardhje të thellë” të premten për helmimin e qindra romëve me mbetje të plumbit derisa po jetonin në kampet e formuara nga misioni paqeruajtës i OKB-së në Kosovë, por nuk ofroi shfajësim apo kompensim individual. Kampet ishin ndërtuar në vitin 1999 afër grumbujve me mbetje nga ish-fabrika e shkrirjes së plumbit, ndërsa banorët kishin ngritur shqetësime për shëndetin e tyre për vite me radhë dhe kanë thënë që mbetjet toksike kishin shkaktuar helmim fatal me plumb dhe deformime te fëmijët.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti e duron Vjosa Osmanin edhe kur i thotë bixhozxhi politik, sepse nuk ka guxim ballafaqimi me te
Albin Kurti e duron Vjosa Osmanin edhe kur i thotë bixhozxhi politik, sepse nuk ka guxim …