leoni

Haradinaj premton përkrahje për bujqësi

Haradinaj premton përkrahje për bujqësi

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i nominuar për kryeministër të Kosovës, përmes një shkrimi në rrjetin social, ka premtuar se bujqit e Rahovecit, bujqit e Kosovës nuk do të jenë vet. “E kemi obligim me i dal në krah bujkut të Kosovës! Bujqit e Rahovecit, bujqit e Kosovës nuk do të jenë vet. Do të rrimë afër njëri-tjetrit dhe kemi me punuar bashkë për të gjithat. Për politikat, legjislacionin dhe veprimet konkrete që duhet të merren në mënyrë që ta zhvillojmë bujqësinë, ta mbrojmë e promovojmë produktin vendor – bereqetin e Kosovës. Qeveria e re nuk do t’i mbetet borxh bujqëve të Kosovës. E kemi për obligim me i dal në krah bujkut të Kosovës. Po i vjen fundi kohës kur bujku i Kosovës jeton dhe punon në ankth. Bujqit do të ndjehen të sigurt. Ky është nje premtim që do ta bëjë realitet”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …