Është përkujtuar dëshmori Mustafë Haxhiu në 18 vjetorin e rënies

Është përkujtuar dëshmori Mustafë Haxhiu në 18 vjetorin e rënies

Në Kompleksin Memorial të dëshmorëve në Tërnac të Skenderajt sot është përkujtuar dëshmori Mustafë Haxhiu në 18 vjetorin e rënies heroike. Në shenjë përkujtimi Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura ka bërë homazhe dhe ka vendosur lule pranë lapidarit të të rënëve të Tërnacit. Homazhe në Kompleksi e të rënëve kanë bërë edhe shoqatat e dalura nga lufta e UÇK-së, deputetë të Parlamentit të Kosovës, veteranë të luftës, familjarë të të rënëve dhe qytetarët e Tërnacit. Në emër të familjes Haxhiu të pranishmit i ka pëshendetur Haxhi Haxhiu, kurse në emër të bashkëluftetarëve ka folur deputeti Bekim Haxhiu. Nxënësit e shkollës “Idriz Berani” kanë shfaqur pra të pranishmëve një program artistik kushtuar dëshmorëve dhe martirëve të Tërnacit.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …