Kryetarit të komunës së Klinës Sokol Bashota ma rastin e muajit të shenjt të Ramazanit uron të gjithë besimtarët duke shtuar: Në këtë kohë të lutjes dhe pastrimit shpirtëror uroj një agjërim të lehtë për të gjithë Shqiptarët e besimit Islam. Ramazani është muaj i shenjtë dhe i veçantë për të gjithë Myslimanët, është muaji për të treguar devotshmërinë ndaj krijuesit. Zoti qëndroftë pranë juve që agjëroni dhe ju udhëheqtë drejt rrugës së tij, thuhet në urimin e kryetarit të komunës së Klinës Sokol Bashota.