Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli gjatë një debati ka thënë se është kërcënuar dhe kjo ka ndikuar që të hyjë në koalicion me LDK-në. Ai ka refuzuar të pranojë nëse është kërcënuar nga PDK-ja, megjithatë ka pranuar se ka mbajtur takim në rezidencën e tij me krerët e PDK-së para se të hynte në koalicion me LDK-në. Po, jam kërcënuar dhe kjo ka ndikuar që të hyjë në koalicion me LDK-në. Mora një mesazh në moment të fundit kur e mora këtë vendim. Por, s’kam hyrë për inat të askujt, ka thënë ai, derisa ka refuzuar që të përgjigjet në pyetjen nëse është kërcënuar nga PDK-ja, por ka saktësuar se me këtë parti nuk do të bashkëpunojë në të ardhmen.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …