Komandanti i Brigadës 153 të UÇK-së, gjatë luftës Adem Shehu iu ka bashkuar Aleancës Kosova e Re. Oficeri nga jugu i Shqipërisë tha me këtë rast se kishte fatin që ka vepruar në Gollak gjatë kohës së luftës. “Kosovën e takova në ditë më të vështira me 157 ushtarë të tjerë nga Shqipëria londineze. Po ashtu nga pjesa e Çamërisë dhe Kosovës pas 20 viteve përvojë në ushtri e vesha uniformën e UÇK-së”, ka thënë, Adem Shehu. Shefi i shtabit zgjedhor të AKR-së në zgjedhjet e 11 qershorit, Rrahim Pacolli tha se AKR ka kënaqësi të veçantë që sot i bashkohet një njeri që ka dhënë shumë për Kosovë si Adem Shehu. Nëse nesër AKR do të jetë në qeveri, njerëzit si Adem Shehu që kanë kontribuar për çlirimin e Kosovës kundër okupatorit serb, kanë të gjithë ta drejtat për të qenë në parti politike, të kenë nënshtetësinë dhe të drejtat që i gëzojnë qytetarët e Kosovës”, ka thënë Pacolli.
Kontrolloni gjithashtu
Shumë të vrarë e të plagosur nga sulmet e ushtrisë izraelite në Liban
Në Liban kanë vazhduar sulmet izraelite duke shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e shumë të tjerëve. …