leoni

Mbahet mbledhja e ekzekutivit komunal të Kaçanikut

Ekzekutivi i Komunës së Kaçanikut, mbajti mbledhjen e fillimjavës, të udhëhequr nga Kryetari Besim Ilazi dhe Nënkryetari Remzi Elezi. Bahri Selimi- Drejtor për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim Ekonomik, tha se pas aprovimit në kuvend të rishikimit të buxhetit për vitin 2017, është përgatitur dokumentacioni përcjellës dhe është dorëzuar në Ministrinë e Financave, sipas afatit të paraparë ligjor. Drejtori njoftoi po ashtu, se sa i përket financimit të projekteve, janë zhvilluar kontakte të vazhdueshme me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, përkatësisht me udhëheqës të Agjensionit për Efiçiencë të Energjisë Elektrike, rreth sigurimit të shënimeve për projektin “Renovimi i Gjimnazit Skenderbeu”. Ndërkohë lidhur me ecurinë e punimeve kapitale njoftuan drejtori i Urbanizmit, Kadastrit dhe Mbrojtjes së Mjedisit Ukshin Çallaku si dhe Drejtori për Shërbime Publike Ramadush Osmani. U bë e ditur se kanë përfunduar punimet në projektin “Asfaltimi i rrugëve në Kaçanik të Vjetër, ku është bërë asfaltimi i segmenteve të rrugëve “Çlirimtarët” si dhe “Anton Çeta”, ndërsa janë inspektuar edhe punimet në projekte të tjera kapitale që janë në ndërtim e sipër. Nga ana tjetër Diana Reka- Drejtoreshë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale tha se janë ndihmuar 30 familje me pako ushqimore nga kompania “Bechtel Enka”, për nderë të muajit të ramazanit. Në takim raportoi edhe Drejtori për Arsim dhe Kulturë Enver Kamishi, i cili tha se kanë filluar përgatitjet e nevojshme për organizimin e Festivalit mbarëkombëtarë të Shoqërive dhe Ansambleve Kulturore Artistike “Kaçaniku 2017”. Në takim raportoi edhe shefja e zyrës së Personelit Hidajete Guri si dhe Shefket Koxha menaxher i zyrës së prokurimit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …