Kandidati për kryeministër i koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj e ka konsideruar ofenduese, pyetjen e gazetarit të RTK-së, nëse Kosova do ta ketë partner Serbinë. Është ofendim t’ i thuhet kryeministrit të ardhshëm, ose të emëruarit, që e ki partner Serbinë. Nuk e kam partner Serbinë. E kam Shqipërinë. Vëlla e motër, e çka të duash i kam shqiptarët së pari. I kam ata që më duan. E kam Kroacinë partner, e kam Austrinë, Gjermaninë. Qysh partner Serbinë?” ka pyetur kandidati për kryeministër të Kosovës. Nuk vlen për ne Beogradi. Kush nuk na njeh edhe ne nuk e njohim”, ka deklaruar Ramush Haradinaj në një intervistë për RTK-në.
Kontrolloni gjithashtu
Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …