Rogova e Hasit me qendër të re të kulturës në vlerë rreth 1.2 milionë euro

Në kuadër të fushës së investimeve kapitale, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Komunën e Gjakovës, për përkrahje financiare të projektit të “Ndërtimi i Qendrës së Kulturës në Rogovë të Hasit” ku do të investohen rreth 1.2 milionë euro. Memorandumi parasheh që ky projekt të realizohet në një periudhë tri vjeçare dhe mjetet financiare do të jenë të ndara në tri faza: Në vitin 2017 për këtë projekt nga ana e MKRS-së do të ndahen 100 mijë euro, për 2018-tën 500 mijë euro, 2019-tën 558.220 euro. Ndërkaq, Komuna e Gjakovës në këtë projekt do të investojë 10 mijë euro. Ministri Kujtim Shala u shpreh se nëpërmes kësaj përkrahjeje, Rogova e Hasit do të ketë një hapësirë të rëndësishme për zhvillimin e jetës kulturore. Qendra e Kulturës që do të ndërtohet në këtë fshat, do të jetë në shërbim të artistëve të zonës së Hasit dhe të gjithë qytetarëve. Ky investim kapital do të ndikojë në pasurimin e aktivitetit kulturor. Ndërkaq, kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, shprehu falënderimin e saj për këtë mbështetje. Ajo tha se ky investim kapital në fshatin më të madh të asaj zone do të krijojë mundësinë për banorët që të merren edhe më shumë me art e kulturë. Do të jetë një hapësirë e standardeve më të mira të mundshme që artistët e talentet e reja të shfaqin punën e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …