Kadri Kastrati: Është për keqardhje mos reagimi nga Qeveria e Kosovës pas cenimit të sovranitetit të vendit në veri

Kastrati: Ushtrinë do ta kemi tre muaj pas formimit të Qeverisë

Ish-komandanti i FSK-së, tani kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Kastrati, ka thënë se transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri është një prej prioriteteve kryesore të partisë se tij. “PDK, një prej prioriteteve në të ardhmen, një prej prioriteteve më imediate, e ka formimin e Ushtrisë së Kosovës”, ka thënë Kastrati në “TV Dukagjini”. Ai ka thënë se ushtria është prioritet edhe i partnerëve të koalicionit, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën. “E kemi në platformën tonë që në tre muajt e ardhshëm pas zgjedhjeve, me formimin e qeverisë, do të formohet ushtria. Tre muaj pas formimit të qeverisë do ta kemi ushtrinë”, ka thënë Kastrati me shumë optimizëm.

 

Kontrolloni gjithashtu

Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan

Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …