Kandidati për kryeministër i Vetëvendosje, Albin Kurti, ka premtuar hapje të vendeve të reja të punës, nëse kjo lëvizje do t’i fitojë zgjedhjet e 11 qershorit. Ai gjatë qëndrimit në komunën e Klinës, ka thënë se Vetëvendosje ka plan zhvillimit. “Kudo shkojmë nëpër Kosovë, problemi është i njëjti, papunësia. Këtë na i thanë edhe qytetarët e Klinës. Por plani i Lëvizjes për shtetin zhvillimor, me fokus tek mbrojtja e sipërmarrjes së vogël e të mesme dhe tek ri-industrializimi, do të sjellë vende pune të qëndrueshme për Klinën e për gjithë Kosovën. Kurbeti nuk do të jetë më e vetmja zgjidhje sepse së bashku do ta ndërtojmë perspektivën tonë këtu, në vendin tonë”, ka shkruar Kurti në një postim të tij.