DKA në Klinë ka shtruar një darkë për punëtorët e arsimit të kësaj Komune

Me rastin e fundvitit shkollor, Drejtoria Komunale e Arsimit në Klinë, ka shtruar një darkë që tashmë është bërë tradicionale, për punëtorët e arsimit të Komunës së Klinës në të cilën ka marrë pjesë, kryetari i Komunës së Klinës Sokol Bashota dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Ata, kanë përgëzuar mësimdhënësit për suksesin e treguar gjatë këtij viti shkollor. Kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota, u ka thënë punëtorëve të arsimit se ju jeni shtylla e shtetit të Kosovës dhe meritoni lavdata të shumta për sukseset e treguara. “Kemi rrugëtuar se bashku duke i kuptuar hallet e qytetarëve, gjitha investimet në Komunën e Klinës janë bërë falë mbështetjes së presidentit të Kosovës, ish- kryeministrit, Hashim Thaçi i cili e realizoi atë që premtoi për mjekët dhe arsimtarët”, ka thënë Bashota. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka uruar arsimtarët për përmbylljen më sukses të këtij viti shkollor dhe ka thënë se institucionet e Kosovës janë përpjekur të investojnë në edukim dhe arsim sepse kjo i paraprinë edhe zhvillimit ekonomik, hapjen e vendeve të reja të punës dhe rritjen e mirëqenies së qytetarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …