Lëvizja Vetëvendosje ka hapur fushatën elektorale në komunën e Pejës. Kandidati për kryeministër i kësaj lëvizje, Albin Kurti, ka thënë se më 11 qershor do ta bëjnë ndryshimin e madh në Kosovë. Ai ka deklaruar se qytetarët e Kosovës dhe Pejës kanë nevojë për një qeveri e cila nuk i vjedh ata, por ju del zot atyre. Kurti ka thënë se kur fiton Vetëvendosje!, fitojnë qytetarët. “Kur fiton Vetëvendosje! nuk ka krim e as korrupsion”, ka deklaruar Kurti. Më tutje Kurti ka thënë së koalicioni PDK-AAK-Nisma dhe koalicioni LDK-AKR-Alternativa janë përvoja të hidhura për qytetarët e Kosovës. Në tubimin e mbajtur në Pejë kanë folur edhe kandidatët për deputetë të Vetëvendosje!, Shpend Ahmeti, Dukagjin Gorani dhe Ali Lajçi.