Ali Lajçi: Mos e shitni votën!

Ali Lajçi: Mos e shitni votën!

Në ditën e dytë të fushatës  në Vetëvendosjes në Pejë, ka folur edhe kandidati i kësaj partie për deputet të Kosovës Ali Lajçi. Ai i porositi qytetarët e kësaj komune dhe gjithë Kosovës që të mos e shesin votën. “Një çështje që qarkullon ndër njerëz është se pushtetarët do ta blejnë votën e qytetarëve. Ju lutem bëni çmos që t’i zbrapsni. Mos e shitni votën”, deklaroi Lajçi. Lajçi përmendi edhe marrëveshjen e Asosacionit dhe e Demarkacionit, me ç’rast tha se nuk duam ta ridefinojmë Republikën e Kosovës me cungim territorial. “Rinia është bukuria dhe fuqi e atdheut të një kombi, është shpresa e një atdheu që mobilizohet, sepse kjo parti e ka palcën aty”, tha veç tjerash në fjalën e tij Ali Lajçi. Në tubim foli edhe nënkryetarja e Vetëvendosjes dhe kandidatja për deputete, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, iu bëri thirrje pejanëve që të votojnë për ndryshimin.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …