Komuna e Skenderajt po investon në ndriçim publik

Komuna e Skenderajt ka nisur projektin e rregullimit të ndriçimit publik në qytetin e Skenderajt. Ky projekt përfshinë rregullimin e ndriçimit publik në qendër të qytetit, si  dhe në lagjet 1 dhe 2.  Në kuadër të projektit do të përfshihet edhe ndërrimi i trupave ndriçues në sheshin “Adem Jashari” si dhe vendosja e ndriçimit led efiçient në të gjitha rrugët që kanë ndriçim publik. Gjithashtu projekti do të përfshijë edhe rregullimin e ndriçimit në parkun Shaban Polluzha dhe hapësirën para Qendrës së Kulturës “Hasan Prishtina”. Nënkryetari i Komunë së Skenderajt Fadil Nura në lidhje më këtë projekt ka thënë se investimet në ndriçimin publik po bëhen më qëllim të rregullimit të ndriçimit në qytet dhe kursimin e energjisë elektrike, me fokus në përmirësimin e ndriçimit në sheshin “Adem Jashari”, parkun Shaban Polluzha dhe në hapësira të tjera publike. Vendosja e poqave elektrik efiçientë, rregullimi i shtyllave të ndriçimit të dëmtuara dhe shtimi i rrjetit të ndriçimit po bëhen me financim të Komunës së Skenderajt, më qëllim të përmirësimit të ndriçimit në hapësirat publike, si dhe më qëllim të zvogëlimit të shpenzimeve të energjisë që shërben për ndriçim të hapësirave publike.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …