PDK-AAK-Nisma

PDK-AAK-Nisma: Prioritet do të jetë zhvillimi ekonomik, shëndetësia, arsimi, sundimi i ligjit, kultura dhe sporti

Gjatë paraqitjes së programit qeveritar për 4 vitet e ardhshme, përfaqësues të koalicionit PDK-AAK-Nisma kanë thënë se programi i tyre është për një shtet të zhvilluar. Besim Beqaj nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se në qendër të vëmendjes së tyre është zhvillimi ekonomik, krijimi i vendeve të reja të punës. Prioriteti i dytë  është shëndetësia me anë të së cilës i mundësohet që secili qytetarë të merr shërbimet e nevojshme mandej arsimi, sundimi i ligjit, sporti dhe kultura. Ndërkohë, përfaqësuesja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Magbule Shkodra  ka thënë se do të përkrahen bizneset në përgjithësi dhe ato të drejtuara nga gratë do të ju kushtohet vëmendje e veçantë. Ajo shtoi më tutje se do të punohet shumë për ngritjen e cilësisë në arsim dhe do të ndahen bursa për studentë. Përfaqësuesi i Nismës për Kosovën, Bajram Hasani deklaroi se në mandatin e tyre, nuk do të ketë asnjë familje që nuk do të mbetet pa një të punësuar.   Dhe theksoi se do të mbështetet bujqësia në fond prej 400 milionë euro.

Kontrolloni gjithashtu

Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë

Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë

Formacioni politik,  Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …