Gjatë fushatës zgjedhore në Prishtinë, lideri i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli theksoi se AKR-ja me partnerët e saj do ta bëjë Kosovën ashtu sikur e kanë ëndërruar heronjtë e saj, të lirë dhe demokratike. Ai theksoi më tutje se koalicioni AKR-LDK-LD-Alternativa, përbëhet nga një aleancë e njerëzve të suksesit që e duan dijen, përgjegjësinë, vlerat morale dhe profesionalizmin. Kjo aleancë e shpresës, është e ndërtuar me synime dhe parime fundamentale. Të ndërtojmë një shtet të fortë ekonomikisht, të ngrisim standardin jetësor të qytetarëve e bashkë me të edhe vetëdijen. Baza e këtij koalicionit do të jetë rritja ekonomike mbi 8%, krijimi i mbi 70 mijë vendeve të reja të punës dhe përgjysmimi i importit nga Serbia, theksoi në mes tjerash lideri i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli.
Kontrolloni gjithashtu
Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …