Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, është pritur me nderimet më të larta shtetërore nga kryetarja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq, me të cilën është takuar në Zagreb, ku po qëndron për një vizitë zyrtare. Thaçi ka takuar kryeministrin Andrej Plenkoviq dhe kryetarin e Kuvendit të Kroacisë, Gordan Jandrokoviq. Kryetarja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç ka thënë me këtë rast se mund të bëhet më shumë sa i përket bashkëpunimit ekonomik në mes të këtyre dy vendeve, ndërkohë që ka përkrahur formimin sa më të shpejtë të Ushtrisë së Kosovës. Sot, kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi do të marrë pjesë në samitin e kryetarëve të vendeve të Evropës Juglindore. Kroacia është vend mik i Kosovës dhe i shqiptarëve përgjithësisht. Në luftën çlirimtare të këtij shteti kundër ish-Jugosllavisë kanë marrë pjesë shumë shqiptarë liridashës, në mesin e tyre edhe kuadro të lartë ushtarakë me origjinë nga Kosova, tani dëshmorët e kombit: Bekim Berisha Fehmi Lladrovci, Gëzim Hamza, Mirush Dakaj, Naser Ademi e shumë të tjerë.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …