Edhe pse zonja, Atifete Jahjaga, ish kryetare e Kosovës, ka shfaqur dëshirë të jashtëzakonshme ta shpreh respektin e veçantë për organizatorët e festivalit, “Mirëdita, dobar dan!”, që po mbahet në Beograd, ajo nuk u lejua ta kalojë kufirin. Jahjaga ka shpjeguar se hyrja në shtetin e Serbisë i është ndaluar më një arsyetim absurd. Një grup të rinjve dhe aktivistëve që nuk do të lejojnë që e ardhmja e tyre dhe e tërë rajonit të mbahet peng nga këta udhëheqës që duan ta fshehin të vërtetën. E vërteta nuk njeh kufij, ka shkruar zonja Jahjaga, e cila gjatë kohës sa ka qenë kryetare ishte e para kryetare që ishte takuar me ish kryetarin e Serbisë, Tomisllav Nikoliq dhe zyrtarë të tjerë të lartë. Tani që ka rënë nga pozita, Jahjagën nuk e njeh më as Beogradi…
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …