leoni

Kurti: Pas 11 qershorit shëndetësinë do ta bëjnë sipas modelit të komunës së Prishtinës

Kurti: Pas 11 qershorit shëndetësinë do ta bëjnë sipas modelit të komunës së Prishtinës

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka realizuar takim me mjekët të cilët i njoftoj për vizionin e Vetëvendosjes për shëndetësinë. Ai theksoi se pas 11 qershorit, shëndetësinë do ta bëjnë me modelin e komunës së Prishtinës. Mjekët po bashkohen me Lëvizjen, sepse Lëvizja është ajo që do të investojë në shëndetësi. Pushtetarët e deritashëm veç kanë vjedhur paratë e barnave dhe i kanë shkatërruar spitalet. Qendrat mjekësore në Komunën e Prishtinës i kemi bërë model për Kosovën e rajonin. Aty kurrë s’mungojnë barnat apo teknologjia. Krejt ndryshe nga klinikat e kohës së shkuar, ku më shpejt e merrje një sëmundje të re se sa shëroheshe. Të njëjtën do ta bëjmë pas 11 qershorit me të gjitha klinikat e spitalet e Kosovës, u zotua kandidati për Vetëvendosjes për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …