Togeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Adison Gara zgjidhet studenti më i mirë në Kursin për Instruktor të Operacioneve Shumëkombëshe në Mbështetjes së Paqes në Republikën e Çekisë. Trajnimi ka përfshirë aktivitete të ndryshme rreth përgatitjeve të instruktorëve për operacione paqeruajtëse, dhe është zhvilluar nga data 30 prill deri më 03 maj 2017, i planifikuar dhe i udhëhequr nga Ekipi Këshillues Ushtarak i Mbretërisë së Bashkuar (British Military Advisory Team- (BMAT). Pjesëtarët e FSK-së, pjesëmarrës në këtë kurs, treguan rezultate të larta si në aspektin akademik gjithashtu edhe në atë praktik gjatë zhvillimit të operacioneve.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …