Deputeti, Andin Hoti, kërkoi që në dialogun me Serbinë të bisedohet për fatin e personave të zhdukur...

Hoti: Do të jem zëri i rinisë dhe familjeve të të pagjeturve

Djali i veprimtarit të çështjes kombëtare, Ukshin Hoti, Andin Hoti, i ka hyrë garës për deputet të Kuvendit të Kosovës me qëllim që të jetë zëri i rinisë në institucionin me të lartë ligjvënës, e po ashtu zë i fuqishëm edhe i familjarëve të të pagjetur, të cilët tash e 18 vjet kërkojnë me të dashurit e tyre. Thotë se nga kjo preket edhe ai vet, pasi babin e tij, Ukshin Hoti ende është në mesin e 1600 personave të pagjetur. Në një intervistë për KosovaPress  Hoti, thotë se garës i ka hyrë si pjesë e PDK-së, për shkak të vlerave që ka kjo parti, e udhëhequr nga parimet që kanë rrënjët tek vlerat e UÇK-së.  “Do të mundohem që me anë të kontributit tim çdo iniciativë që fillon nga rinia e Kosovës të ecë përpara qoftë në Parlament, do të mundohem që rinia e Kosovës të ketë perspektivë me të mirë në Kosovë dhe të mos kërkoj atdhe të dytë jashtë Kosovës. Në fokus timin do të jenë edhe të pagjeturit. Ne e dimë që në Kosovë janë 1600 persona të pagjetur, unë e kam pjesë familjare këtë, babai im është i pagjetur ende dhe do të jem një zë i fuqishëm jo vetëm si familje por për gjithë 1600 familjet që ende iu mungojnë personat e pagjetur. Por mendoj që kjo nuk është vetëm për neve, pasi as Kosova nuk mund të jetë normale, nuk mund të ecë përpara dhe nuk mund të ketë një proces normal pa e zgjidh edhe këtë pjesë e historisë së saj e cila është e dhimbshme jo vetëm për familjarët e saj por për krejt Kosovën”, u shpreh ai.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Ushtria e Kosovës është e gatshme për të përballuar çdo sfidë , të pritur apo të papritur

Pas paralajmërimit të kryeministrit Kurti për kërcënime të reja terroriste gjatë festave të fundvitit, ministri …