Limajn në Malishevë e presin si zëvendëskryeministër

Limajn në Malishevë e presin si zëvendëskryeministër

Nisma për Kosovën ka mbajtur sot tubimin elektoral në qytetin e Malishevës, para mijëra simpatizantëve të saj. Limaj u ftua para masës në këtë tubim si zëvendëskryeministër i ardhshëm i Qeverisë së Kosovës. Lideri i Nismës ka thënë se prezenca e madhe e simpatizantëve në këtë komunë, tregon për fitoren e madhe të partisë së tij. “Qytetarët e Komunës së Malishevës e kanë kuptuar mirë projektin e Nismës për Kosovën. Të bashkuar i themi po fitores së Nismës në Malishevë dhe në Kosovë”, ka thënë Limaj në vendlindjen e tij. Ai ka thënë se me fitoren e Nismës në zgjedhjet e 11 qershorit do të hapet një perspektivë e re për Kosovën. Limaj ka theksuar se me Nismën në qeveri do të përfundojë diskriminimi për Malishevën dhe qytetarët e saj. “Do të hapen mundësitë e reja për punësim, dinjitet e zhvillim edhe për Komunën e Malishevës”, është shprehur ai. Limaj ka kërkuar nga qytetarët e Malishevës që t’i votojnë kandidatët e Nismës për deputetë në zgjedhjet e 11 qershorit.

 

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …