PDK në Prizren: Kultura pjesë e prioriteteve tona

PDK në Prizren: Kultura pjesë e prioriteteve tona

Gjatë  ditës së sotme kandidatët për deputetë nga radhët e PDK-së, Luljeta Veselaj-Gutaj,   Nijazi Kryeziu dhe Nait Hasani të shoqëruar nga anëtarë të shtabit zgjedhor,  kanë takuar Ansamblin e këngëve dhe valleve “Lidhja e Prizrenit”, me rastin e dhjetë vjetorit të themelimit të këtij ansambli, me ç’ rast u priten nga drejtori  z. Jeton Qafleshi. Nijazi Kryeziu, kandidat për deputet për Parlamentin e Republkës së Kosovës në legjistraturën e ardhshme nga Partia Demokratike e Kosovës, theksoi se ndihet krenar me sukseset e arritura të këtij ansambli në shumë manifestime vendore dhe ndërkombëtare, meçërast ansambli “Lidhja e Prizrenit” ka reprezentuar në nivelet më të larta kulturën dhe traditën shqiptare. Ai ndër të tjera u garantoi udheqësisë së ansamblit “Lidhja e Prizrenit” se prioritet i legjistraturës së ardhshme do të jetë ngritja e buxhetit për të gjitha shoqëritë kulturoro-artistike, me theks të veçantë për ato të qytetit të Prizrenit.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …