Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka deklaruar se kjo parti është shkaktare që në zgjedhjet e 11 qershorit, partitë politike në Kosovë janë ndarë dy blloqe të mëdha politike. Sipas tij këtë ide e kishte edhe me herët, pasi që do të donte që Kosova të jetë sikur vendet evropiane, sa i përket ndarjeve të partive politike. Pacolli në një intervistë në kuadër të programit zgjedhor në RTK, ka thënë se bashkëpunimi me LDK-në ishte një dëshirë e hershme e tij. “Me AKR-në është arritur që të krijohen dy blloqe. Spektri politik është ndarë në dy blloqe të mëdha”, ka theksua ai.