Në raportin më të ri Banka Botërore për sivjet parashikon rritje më të lartë ekonomike në rajonin e Kosovës me 3,9 për qind. Parashikohet që Shqipëria do të këtë rritje ekonomike prej 3,5 për qind, BeH-ja 3,2 për qind, Mali i Zi 3,3 për qind, Serbia 3 për qind dhe Kroacia 2,9 për qind. Ekonomia e Maqedonisë sipas parashikimit më të ri të bankës Botërore sivjet do të ketë rritje vetëm prej 2,8 për qind, kurse vitin e ardhshëm 3,3 dhe në vitin 2019 rritje prej 3,8 për qind. Ekonomia në vitin 2018 në rajon duhet të ketë rritje prej 4,2 për qind në Kosovë, 3,7 në BeH, 3,5 për qind në Shqipëri dhe Serbi, Mal të Zi 3 për qind, 2,5 në Kroaci. Në vitin 2019 parashikohet rritje e ekonomisë së Kosovës nga 4,4 për qind, në BeH ekonomia duhet të ketë rritje prej 4 për qind, Shqipëria prej 3,8 për qind, Serbia 3,5 për qind, Kroacia 2,6 për qind dhe Mali i Zi 2 për qind.
Kontrolloni gjithashtu
Gjeneral, Bashkim Jashari, takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë, Gjeneral Carignan
Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, …