Në tubimin zgjedhor të koalicionit AKR-LDK-LD-Alternativa, të mbajtur sot në Malishevë, Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli ka thënë se Kosova për 18 vite me radhë është në duar të njerëzve që veprojnë me forcë. “Ne palës tjetër duhet t’i themi mjaft më! Nëse keni luftuar ashtu siç thoni për Kosovën, nëse e doni Kosovën, bëni një favor Kosovës dhe largohuni, mjaft e keni zhvatur”, ka thënë Pacolli duke shtuar se heronjtë që kanë vdekur për këtë liri, e kanë menduar një Kosovë të zhvilluar ku secili është i barabartë. Ai iu ka bërë thirrje qytetarëve të Malishevës që me datë 11 qershor t’i votojnë njerëzit e kohës, të cilët kanë kriter, përgatitje akademike dhe vullnet për ta ndryshuar Kosovën.
Kontrolloni gjithashtu
“KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton Peci
Kooperativa Bujqësore “KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton …