Hasi ka qenë porta dhe dritaraja e lirisë së vendit tonë

Hasi ka qenë porta dhe dritaraja e lirisë së vendit tonë

Para qindra qytetarëve hasjan të mbledhur në Shtëpinë e Kulturës në fshatin Gjonaj, kandidatët për deputetë nga radhët e PDK-së, nga komuna e Prizrenit të prirë nga: Nezir Çoçaj, Nait Hasani, Nijazi Kryeziu, Luljeta Veselej-Gutaj, të cilët u shoqëruan edhe nga zv.kyetari i PDK-së, njhëherit Ministër në detyrë i Punëve të Jashtme, z. Enver Hoxhaj dhe Minitrja Edita Tahiri, si dhe kryetari i Komunës së Prizrenit, prof.dr.Ramadan Muja, shpalosën pjesë programore të Fillimit të Ri para qytetarëve të kësaj ane.

Nxitja e zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm do të jetë bosht i zhvillimit ekonomik për stimulimin dhe dinamizimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Republikën e Kosovës, e me theks të vaçant ato në rajonin e Hasit e të Prizrenit, krijimi  dhe dinamizimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, do të përkrahet në dy aspekte: në krijimin e aftësive ndërmarrëse, si dhe përkrahjen për të mundësuar çasje në kapital, ka theksuar kandidati për deputet i kësaj ane, z. Nezir Çoçaj.

Programi Fillimi i Ri synon që të hartoj dhe të zbatoj një listë dhe një plan për nxitjen dhe zbatimin e qindra projekteve investive në mbarë Republikën e vendit tonë, duke i mundësuar investitorëve të huaj me anë të partneritetit publiko-privat.

Rajoni i Hasit ka ndryshuar me ardhjen në pushtet të PDK-së, është përmirësuar dukshëm infrastruktura rrugore, duke instaluar rrjetin e kanalizimit si dhe të ujësjellësit, janë ndërtuar shkolla, ambulanca e shumë projekte tjera, të cilat e kanë përmirësuar dukshëm cilësinë e jetës për banorët e mbarë rajonit të Prizrenit e me theks të vaçant atij të Hasit.

Hasi ka qenë për dekada porta e lirisë dhe e mbështetjes së luftës për çlirimin e vendit, andaj vota për Partinë Demokratike të Kosovës do jetë votë për të zhvilluar edhe më tej shtetin e Republikës së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Blerta Deliu-Kodra

Blerta Deliu- Kodra: Kryetarja Vjosa Osmani e ka zbehur shumë pozitën e Presidencës

Deputetja nga Radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra ka vlerësuar se kryetarja …