Partia FJALA sot hapi fushatën në qytetin e Gjakovës, ku para mediave dhe qytetarëve të prezantoi tetë kandidatët që vinë nga qyteti i Gjakovës, kandidat këta me kuadro të larta intelektuale si specialistë në lëmin e mjekësisë, inxhinierë, mësimdhënës e magjistra. Kryetari i Partisë FJALA Dr. Gëzim Kelmendi tha se me kandidatët që i kemi në Gjakovë sidomos ata në lëmin e mjekësisë do të bëjmë ndryshime të mëdha në sektorin e shëndetësisë kur dihet se në çfarë gjendje kemi sot ne shëndetësinë. Tutje Kelmendi tha së njëjtë sikurse në qytetet e tjera edhe në Gjakovë, Partia FJALA nuk i thirri qytetarët në tubime por do të shkoj vet tek qytetarët duke dëgjuar brengat e tyre dhe duke vizituar lokalet-bizneset e tyre.
Kandidatët nga Gjakova janë:
Florik Haxhikadija
Doktor i Veterinës,
Edmond Halili
Doktor
Specialist i Kardiologjisë,
Jehona Behrami
Mësimdhënëse,
Florin Halili
Inxhinier i Ndërtimtarisë dhe Infrastrukturës,
Musa Halilaj
Doktor,
Specialist i Mjekësisë Familjare,
Fatjona Berisha
Magjistre e Letërsisë dhe Gjuhës Angleze,
Blendi Bordoniqi
Profesor
Magjistër i Muzikës,
Shkelzen Halilaj