leoni

Programi i LDK-së është i matshëm dhe i ka njerëzit më të mirë që i ka kjo shoqëri

Programi i LDK-së është i matshëm dhe i ka njerëzit më të mirë që i ka kjo shoqëri

Kandidatët për deputet të Degës së LDK-së: Haxhi Avdyli, Anton Quni, Sadije Osaj Jakupi, Afërdita Morina Bifar dhe Driton Selmanaj, kanë takuar të hënën në mbrëmje anëtarët dhe simpatizantët e Korishës dhe fshatrave përreth.  Kryetari i Degës Haxhi Avdyli kandidat për deputet tha në këtë tubim elektoral se rikthimi në Korishë dhe në Kabash për të është rikthim në kohë. “Në formësimin tim kam një pjesë të Korishës kam një pjesë të Kabashit. Edhe si fëmijë jam rrit në odat e Kabashit, dhe kam taku shuma burra të urtë dhe kam mësu këtu burrninë, besën qësndresuhmërinë dhe trimërinë. Edhe ne fazët e mëvonshme, so doktor i ri të jem rikthyer në bjëshkët e Suharekës dhe kamë qenë në tragjëdinë e Korishës për të iu dhënë ndihmë mbi 100 të plagosurve” tha Avdyli. Ai më tej në fjalën e tij tha se është këtu për ta kërkuar votën sepse tha ai ” mendojmë se mësimet që i kemi mësu si fëmijë e si të ri duhet me i vazhdu më tutje dhe me i perzentu si është më mirë në Parlamnentin e Kosovës. “Sot është një moment tjetër kur kërkohet dituri e mencuri. Lista e LDK-së i ka njërëzit më të mirë. Duhet ta pastrojmë Kosovën nga ata që e vjedhin prandaj ju duhet t’i dënoni me votë”. Sadije Osaj Jakupi edhe në këtë takim tha se është fëmijë e një familjeje punëtore rugoviane e cila e edukoi ta dojë LDK-në. “Me kandididimin tim do të munodhem ta jetësoj programin e LDK-së  duke e pasur në fokus të aktivitetit tim rininë dhe gruan. Duke e votuar LDK-në ne e votoijmë  çkapjen e shtëtit të Kosovës”, tha ajo. Kandidati për deputet Driton Selmanaj tha se është e pamundur të mos e pëmrdnim të kaluarën sepse pothuajse të njëjtën akterë që e shkatërruan Kosovën për 17 vet me radhë janë në skenën politike dhe ata i kemi përballë në një bllok që nuk kanë as ofertë politike as program të çartë. “Ata janë në siklet të madh nga mobilizimi i elektoratit të LDK-së. Ka një elektrizim të masës që duan ti thonë atyere se nuk kanë lidhje me politikën, me iu thënë mos u merrni me këtë zanat se nuk është për ju sepse ata e shfrytëzojnë politikën për ta vjedh këtë vend”, tha Selmanaj. Selmanaj tha më tej se programi i LDK-së është i matshëm i ka njerëzit më të mirë që i ka kjo shoqëri. “Jemi ofertë pa alternativë. Heronjtë e kohës moderne janë ata që dalin ta mbrojnë atdheun nga ata që duan ta hanë”, u shpreh Selmanaj.

Kontrolloni gjithashtu

Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …