14 shkolla në komunën e Malishevës furnizohen me pajisje teknologjike

Në kuadër të investimeve në shkollat e Komunës së Malishevës, me qëllim të efikasitetit në punë dhe me qëllim të krijimit të kushteve më të mira për mësimdhënësit dhe menaxhmentin e shkollave, Drejtoria për Arsim dhe Edukim në komunën e Malishevës, ka pajisur edhe katërmbëdhjetë shkolla, me pajisje teknologjike.

Me këtë rast, drejtori i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Avdi Morina, tha se drejtoria që drejton, është e përkushtuar në krijimin e kushteve sa më të mira në shkollat e Komunës së Malishevës, në rastin konkret, janë pajisur katërmbëdhjetë shkolla me aparate për printim, skanim dhe fotokopje, me qëllim të kryerjes së punëve të përditshme në shkolla, nga ana e mësimdhënësve dhe drejtuesve të shkollave”. Përndryshe, të gjitha shkollat e Komunës së Malishevës, janë të pajisura me shërbim të internetit dhe pajisje tjera të teknologjisë, ndërsa furnizimi me pajisje të printimit, skanimit dhe kopjimit, bëhet në vazhdimësi, varësisht nga qëndrueshmëria e pajisjeve.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …