leoni

Veseli në Prizren: Prioritet do jetë bujqësia dhe zhvillimi rural

Veseli në Prizren: Prioritet do jetë bujqësia dhe zhvillimi rural

Kryetari i PDK-së Kadri Veseli i shoqëruar nga kandidatët për deputetë nga dega e PDK-së, dje gjatë ditës në ambientet e shkollës së ‘’Kompetencës’’ në Prizren kanë takur fermerët e Komunës së Prizrenit. Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli para fermerëve të shumtë prezantoi pjesë programore të Partisë Demokrtatike të Kosovës  dhe të Fillimit të Ri, duke potencuar se  në qeverisjen e ardhshme do të bëhet rritja e prodhimit vendor, dyfishimi i subvencioneve buxhetore, dhe rritja e numrit të të punësuarve në sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural. “Krijimi i sistemit të sigurimit të prodhimtarisë bujqësore sipas modelit të vendeve të zhvilluara ku parashihet ndihmë dhe stimulime të larta për sigurime të premiumit deri në 50  përqind të kostos do jetë prioritet i yni”,  ka theksuar kryetari i PDK-së Kadri Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …