Komisari për Zgjerim i BE-së, Johanes Hahn ka deklaruar se Bashkimi Evropian pret që Kosova të dalë nga zgjedhjet e 11 qershorit me një Qeveri pro evropiane dhe që institucionet e reja t’i përmbushin sa më shpejt kriteret e mbetura për heqjen e vizave. Ai ka theksuar se BE-ja planifikon që të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor: Kosova, Shqipëria, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia dhe Bosnjë e Hercegovina, të jenë pjesë e unionit. Në këtë aspekt, Hahn, ka deklaruar se më 12 korrik në Trieshtë të Italisë, do të zhvillohet një takim i radhës ku do të diskutohet çështja e tregut të përbashkët ekonomik të rajonit.
