Shtabi zgjedhor i Degës së PDK-së në Prizren, reagon lidhur me dezinformatën e lansuar nëpër medie të ndryshme nga eksponentë të LDK-së, të cilët pa fije turpi bëjnë orvatje që ta mashtrojnë opinionin publik se gjoja “Kryetari Kosovës z. Hashim Thaci është fotografuar në Prizren me sekretarin e përgjithshëm të Degës së PDK-së, kandidat për deputet në Parlamentin e Kosovës z. Nijazi Kryeziu”. Shtabi zgjedhor i degës së PDK-së në Prizren, dënon ashpër cilëndo tendencë të kujt do qoftë që keq përdor figurën e Presidentit të Republikës së Kosovës dhe sqaron se fotoja e cila i është bashkuar këtij “lajmi” është një mashtrim optik i opinionit, për faktin se në këtë foto nuk shihet askund sekretari i degës së PDK-së në Prizren, kandidat për deputet z. Nijazi Kryeziu. Shprehim keqardhjen e thellë për gjendjen e rëndë emocionale nëpër të cilën po kalojnë zyrtarët e LDK-së, në këtë rast edhe në gjendje të halucinacione, thuhet mes tjerash në reagim.
Kontrolloni gjithashtu
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …