Pacolli: Me fitoren tonë fillon epoka e zhvillimit të Kosovës

Pacolli: Me fitoren tonë fillon epoka e zhvillimit të Kosovës

Në kuadër të fushatës zgjedhore, Aleanca Kosova e Re bashkë me partnerët e koalicionit nga LDK-LD-Alternativa, ka mbajtur të mërkurën një tubim me qytetarë në Novobërdë, ku është prezantuar plan programi qeverisës i këtij koalicioni.  Me këtë rast kryetari i Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacolli, u bëri thirrje qytetarëve që më 11 qershor ta përkrahin koalicionin e shpresës dhe kandidatin për kryeministër të Kosovës, Avdullah Hoti. Duke folur për programin qeverisës të koalicionit dhe duke i shtjelluar pikat kryesore të këtij programi kryetari i AKR-së ka thënë se janë dy arsye kryesore pse qytetarët duhet të dalin masovikisht në këto zgjedhje. “Arsyeja e parë është largimi i njerëzve që i kanë bërë të këqija Kosovës dhe e dyta është fillimi i një epoke te re me ata qe e duan Kosovën, me njerëzit të cilët e kanë dashur një Kosovë paqësorë, të zhvilluar ekonomikisht dhe me të drejta të barabarta për të gjithë qytetarët e saj”, ka thënë ndër të tjera Pacolli. Ndërsa,  kandidati për kryeministër, Avdullah Hoti, ka theksuar se platforma qeverisëse e koalicionit AKR-LDK-LD-Alternativa, është platforma më e kompletuar e cila do të zbatohet nga njerëzit e dëshmuar profesionalisht.

 

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …