Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma Ramush Haradinaj nëpërmjet një postimi në rrjetin social ka premtuar se marrëveshjet që ka nënshkruar me Sindikatat dhe pensionistët nuk do të mbesin në sirtarë por të gjitha ato do të jetësohen. “Në këtë fushatë zgjedhore bashkë me z. Veseli, për katër ditë me radhë, nënshkruam katër Memorandume Mirëkuptimi me partnerët tanë: Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës; Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës, Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës dhe Lidhja e Pensionistëve dhe Invalidëve e Kosovës.Qëllimisht po kthehem tek këto marrëveshje sepse ato s’do të përfundojnë në sirtarë e as s’do të harrohen. Përkundrazi. Partnerët që kanë vendosur nënshkrimin në këto Memorandume, por edhe punëtorët dhe pensionistët që përfaqësohen nga këto sindikata, i siguroj se çdo gjë që është shkruar aty do të jetësohet sipas afateve të parashikuara dhe marrëveshjeve të përmbyllura. Jemi bashkë!”, ka theksuar Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …