Limaj: Duam dialog me shtetin serb pasi të kërkojnë falje

Limaj: Duam dialog me shtetin serb pasi të kërkojnë falje

Kryetari i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj, në një tubim të enjten me simpatizantë dhe struktura të Nisma në Prishtinë, ka thënë se do të dialogojnë me të gjithë fqinjët, por dialogu me Serbinë duhet të ketë qasje tjetër. Ai tha se së pari pala serbe duhet të kërkojë falje për të gjitha ato që ia ka bërë Kosovës, dhe se ai dialog të përfundojë me njohjen e Kosovës. Po ashtu, kreu i Nisma tha se dialogu duhet të përfundojë edhe me respektimin e të drejtave të qytetarëve në Kosovën Lindore. “Po dialog gjithmonë me të gjithë, dialogu është çelësi i zhvillimit, i ndryshimit, i bashkëpunimit të njerëzve, vendeve, komuniteteve. Dialog me të gjithë fqinjët që janë të interesuar të dialogojnë me Kosovën, që edhe Kosova ka interes të dialogojë për çdo temë të hapur në mes të shteteve. Por, kur vijmë te dialogu me Serbinë duhet të kemi qasje krejt tjetër, dialog po, por jo si ajo që e bënte Hashimi dhe Isa, jo, ne duam dialog që së pari ata njerëz të kërkojnë falje për atë që ia kanë bërë Kosovës, që ai dialog të përfundojë me njohje të Kosovës, në respektimin e të drejtave të qytetarëve në Luginë të Preshevës, ashtu siç kërkohet për komunitetin serb këtu”, është shprehur Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …