Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli në tubimin përmbyllës të fushatës për zgjedhjet e 11 qershorit, ka bërë thirrje që të gjithë të dalin e të votojnë. Ai ka thënë se janë bërë bashkë me partnerët tjerë të koalicionit AAK-në dhe Nismën, për Kosovën. “Fitorja është e ‘Fillimit të ri’. Kosovë jemi bërë bashkë për ty, ne bijtë e tu”, ka thënë Veseli. “Kam dy mesazhe që janë shumë të rëndësishme. ‘Fillimi i ri’ është bashkimi ynë për Kosovën tonë të lirë e perëndimore”. “Thërras të gjithë që ende kanë dilema, bashkohuni edhe ju, sepse ne jemi bërë bashkë për ju, që më kurrë Serbia të mos kthehet në Kosovë”. Ai ka thënë se më 11 qershor secili të mendojë kush e do Kosovën të zhvilluar dhe të integruar, kush do që Beogradi të mos përzihet në vendimmarrje të Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
Qeveria e Kinës ka tërhequr vërejtjen se SHBA-të po luajnë me zjarrin
Qeveria e Kinës ka tërhequr vërejtjen se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po luajnë me …