Sot mbushen 18 vjet nga përfundimi i sulmeve ajrore të NATO-s kundër Serbisë. 18 vite më parë, Komandanti Suprem i NATO-së, Gjenerali, Uesli Klark i raportoi Këshillit të Atlantikut Verior se sulmet ajrore të aleancës kishin detyruar Millosheviçin të fillonte tërheqjen e plotë të forcave serbe nga Kosova. Pas këtij njoftimi, Sekretari i përgjithshëm i NATO-së, Havier Solana, më 10 qershor 1999 urdhëroi ndalimin e bombardimit dhe Këshilli i Sigurisë së OKB-së miratoi Rezolutën 12 44, sipas së cilës në Kosovë u dërguan 37 mijë e 200 ushtarë të KFOR-it nga 36 shtete. Trupat e NATO-s filluan të hyjnë në vendin tonë më 12 qershor dhe krahas tyre në Kosovë filluan të kthehen edhe afër 1 milion shqiptar të dëbuar dhunshëm nga ushtria dhe policia e Serbisë.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …