Ibish Neziri: Nuk mund të udhëhiqen bisedime me Serbinë nën kërcënimin e Gjykatës Speciale dhe frikës nga ajo

Ibish Neziri: Pse na mohuat të drejtën për të zgjedhur?

(Letër e hapur për zonjën Valdete Daka, kryetare e KQZ-së)

Zonja Daka, pse ma mohove të drejtën time më elementare, të drejtën për të zgjedhur?

Unë sipas udhëzimit të KQZ-së, të cilin ju e udhëhiqni i dërgova dokumentet për regjistrim dhe ju u tallët me mua, besoj fort, sikurse edhe me shumë tjerë.

Më 16 maj përmes E-Mailit, unë dhe ime shoqe i dërguam formularët për regjistrim  të plotësuar sipas rregullave të kërkuara nga KQZ-ja dhe ju në vend që të na i dërgoni fletëvotimet, vetëm mua ma dërgoni fletëregjistrimin, i cili në adresën time arriti më 27 maj me sugjerimin që në Prishtinë të jetë deri më 22 maj, ndonëse unë atë tanimë e kisha dërguar qysh më 16 maj. Çfarë do të thotë kjo, zonja Kryetare? Nga kjo e drejtë që unë dhe ata dhjetëra mijëra mërgimtarë të përjashtohemi nga e drejta për të zgjedhur? Cila është hisja jote në Kosovë, e cila është hisja ime? Çfarë ju keni më shumë të drejtë se unë dhe fundja çfarë keni bërë më shumë se unë që të mund të zgjedhim lirisht në Kosovë? Pse ma mohoni të drejtën time më elementare për të zgjedhur?  A e dini se unë vetëm i kam dhënë Kosovës, sikurse edhe shumë e shumë të tjerë dhe kurrë asgjë nuk i kami marrur? A është kjo e ndershme zonja kryetare? Po hisja jote krahasuar me gjithë ata dhjetëra mijëra mërgimtarë që ti i përjashtove nga zgjedhjet, dhe të cilët vazhdojnë ta ruajnë që 18 vjetë radhazi pas luftës qetësinë soiale, cila është? A do të thotë kjo se ju i ipni vetës të drejtë më shumë se sa iu përket? A nuk është kjo e turpshme?

Zonja Kryetare, a e ndieni veten përgjegjëse për këtë krim që e keni bërë? Ju si juriste, a e konsideroni krim veprimin tuaj? Nëse jo, shikojeni pak ligjin mbi zgjedhjet se si sanksionohet pengimi i zgjedhësve për të zgjedhur!

Po ta kishit vetëm pak moral njerëzor, zonja Kryetare nuk do të duhej pritur fillimin e zgjedhjeve, apo fundin e tyre por menjëherë do të duhej të ipnit dorëheqje, por për fatin e keq institucioni i dorëheqjes në Kosovë nuk njihet!

Unë po e ngreh zërin kundër veprimit tëndë kriminal, jo vetëm në emër t’imin, por edhe të zonjës sime dhe dy fëmijëve të mi, të cilët e kanë arritur moshën për të zgjedhur. Po e ngreh zërin edhe në emër të gjithë atyre që ti i privove nga e drejta për të zgjedhur dhe në emër të tyre kërkoj jo vetëm dorëheqjen tuaj, por edhe përgjegjësinë tuaj!

 Ibish Neziraj

Nr. Pers.: 2173284007

Adresa: Rosengartenweg 20

CH-5033 Buchs

 

Kontrolloni gjithashtu

Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …