Veterani dhe invalidi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Njazi Bytyqi, nga Ferizaj, e ka vrarë veten. Bëhet e ditur se i ndjeri ishte përballur me vështirësi shëndetësore që nga paslufta, ai ishte operuar 5 herë në boshtin kurrizor, ndërkohë vazhdimisht ka qenë i varur nga disa lloje të medikamenteve. Ai kishte vendosur që t’i jap fund jetës në një datë mjaft historike, pasi më 10 qershor të vitit 1999, kishin përfunduar bombardimet ajrore të NATO-s ndaj caqeve serbe, pas një lufte të ashpër që e kishte zhvilluar UÇK-ja kundër forcave okupatore të regjimit të Milosheviqit.
Kontrolloni gjithashtu
“KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton Peci
Kooperativa Bujqësore “KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton …