Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka kryer votimin për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Ai ka thënë se është e rëndësishme që sa më shumë qytetarë të marrin pjesë në procesin zgjedhor. “Mendoj që është e rëndësishme që sa më shumë qytetarë të marrin pjesë në këtë proces duke e ditur rëndësinë e jashtëzakonshme në këto zgjedhje. Zgjedhjet janë një nga format me anë të së cilës qytetarët vendosin se çfarë republike duhet të kenë”, ka thënë Ymeri për mediet.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …