Sot, në shkollën “Dëshmorët e Koshares”- Qendra e Votimit në Koshare, është ushtruar presion dhe shantazh ndaj votuesve nga vëllai i kryetarit të nëndegës së LDK-së në Koshare, Halim Halimi, vëllai i kryetarit të nëndegës së LDK-së në Koshare, anëtar i kryesisë Valon Halimi, punonjës i administratës Svarqa. Për shkak të keqpërdorimit të autorizimeve si vëzhgues, presionit dhe shantazhit të ushtruar ndaj votuesve, ai është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe presim që edhe organi i akuzës të procedoj rastin zyrtarisht, kjo për shkakun se ky presion, shantazh për të votuar kandidatët e LDK-së për Kuvendin e Kosovës, është ushtruar në cilësinë e vëzhguesit të zgjedhjeve nga ana e LDK-së, bën të ditur dega e PDK-së në Ferizaj.
Këto raste janë përpjekje për dështimin e procesit zgjedhor, manipulimin e votave si dhe frikës së pushtetit komunal që me direktivat e kryetarit Svarqa të minohet procesi i rregullt zgjedhor. PDK në Ferizaj, kërkon urgjentisht nga gjithë monitoruesit e zgjedhjeve, organet e sigurisë dhe të akuzës që të ngrehin rastet e tilla në nivel zyrtar dhe të procedohet me to sipas parashikimeve ligjore. Njëkohësisht, ftojmë qytetarët që të përmbahen nga akte të tilla provokuese dhe dashakeqe për një proces të rregullt zgjedhor.