leoni

Jakup Krasniqi

Jakup Krasniqi: “Der Spiegel”: Duke e “akuzuar” perëndimin, bëri tri gabime të mëdha ndaj qytetarëve të Kosovës?!

Sot, (në ditën e zgjedhjeve parlamentare) disa  medie tona e cituan Gazetën e njohur gjermane “Der Spiegel”, për gabimet e Perëndimit ndaj Kosovës. Nuk dua të merrem me gabimet e Perëndimit të cilat nuk janë vetëm ato që i përmendi “Der Spiegel-i”, por ia vlen që t’i përgjigjëm, për shkak të pa saktësive të thëna për “luftëtarët e lirisë”, për “organizatën kriminale” dhe prezencën e qytetarëve të Kosovës në radhët e ISIS-it?!

Gazeta gjermane paska thënë: “ gabimi që bëri perëndimi është që Kosovën ua la në dorë komandantëve që glorifikohen si “ushtarë të lirisë”, por në shumë raste bëhet fjalë për luftëtarë të krimit”. Nëse ka ndonjë komandantë që edhe është glorifikuar si “luftëtarë i lirisë”, në Kosovë ka pasur dhe ka shumë luftëtarë që kanë qenë e kanë mbetur vërtetë luftëtarë të lirisë! “Luftëtarët e krimit”, kanë emër e mbiemër të përveçëm, përgjithësimet në raste të tilla në vetvete jenë kriminale! Shiko n: http://www.gazetaexpress.com/lajme/der-spiegel-ky-eshte-gabimi-qe-beri-perendimi-me-kosoven-386969/

Gabimi i dytë i gazetës në fjalë, jo më i vogël se i pari është kur ajo konstaton se: “gjatë periudhës paramilitare ka qenë pjesë e organizatës kriminale. Sipas organizatës “Pro Asyl” në Kosovë është “mezi e dallueshme” ndarja mes shtetit dhe mafias”. Cila sipas kësaj gazete është organizatë kriminale? (po aty) Nuk duhet ndonjë përpjekje e madhe për t’u kuptuar se fjala është për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, e cila ushtri pa asnjë dyshim e ka pasur edhe mbështetjen e vendeve të Demokracisë Perëndimore dhe Aleancën Euroatlantike. Arsyeja e intervenimit të NATO-s ishte fakti pse Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe populli i Kosovës po përballeshin me politikën e krimit e të gjenocidit serb. Pra ishte krimi dhe gjenocidi i shtetit serb ai që e nxiti reagimin e vendeve të demokracisë perëndimore.

Pa dyshim gabimi më skandaloz është konstatimi i kësaj gazete se: “sot në kuadër të ISIS në Lindjen e Mesme luftojnë shumë banorë të Kosovës dhe Bosnjës”. (po aty) Nuk ka asnjë dyshim, luftëtarët e ISIS-it nga dy vendet e përmendura janë jo më shumë se “mish për top”! Ndërsa ndihmuesit e përfituesit më të mëdhenj të luftës në ato luftime i kanë vendet e fuqishme të industrisë ushtarake. Nuk besoj që ketë nuk e dinë drejtuesit e gazetës gjermane?!

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …