Në orën 19:00, ashtu sikur ishte paraparë janë mbyllur qendrat e votimit për zgjedhjet e sotme parlamentare në vendin tonë, proces i cili që nga monitoruesit është vlerësuar i qetë dhe pa incidente të theksuara. Në gjithë Kosovën sot është votuar në 889 qendra votimi me gjithsej 2,490 vendvotime, derisa numri i votuesve të regjistruar ishte 1, 872, 941 votues. Zgjedhjet po vëzhgohen nga mbi 29 mijë vëzhgues nga partitë politike, organizatat joqeveritare, nga Bashkimi Evropian si dhe të akredituarit nga ambasadat në Prishtinë.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …