Koalicioni PDK-AAK-NISMA ka arritur të fitojë më së shumti vota në zgjedhjet e 11 qershorit por njëkohësisht ka shënuar humbje të madhe përbrenda vetes, në raport me votat që kishin fituar tri partitë veç e veç në zgjedhjet parlamentare të vitit 2014. Tri partitë politike parlamentare që u bënë bashkë me koalicion parazgjedhor nuk arritën të marrin më shumë vota se PDK-ja që kishte marrë e vetme para tri vjetëve. Rritje enorme ka shënuar vetëm lëvizja “Vetëvendosje”, e cila pa asnjë koalicion ka arritur t’i dyfishojë votat. LDK-ja doli më së keqi nga këto zgjedhje, pavarësisht se pati në radhët e veta AKR-në dhe disa parti të vogla. Sipas këtij ballafaqimi të fakteve del se humbësja më e madhe në këto zgjedhje është PDK-ja, ndërsa Vetëvendosja ka dyfishuar numrin e votuesve.
Kontrolloni gjithashtu
Blerta Deliu- Kodra: Kryetarja Vjosa Osmani e ka zbehur shumë pozitën e Presidencës
Deputetja nga Radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra ka vlerësuar se kryetarja …